Site icon Telegrafi

Haxhi Avdyli i LDK-së tregon si do ta rrëzojnë Thaçin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër presidentit Hashim Thaçi, ka nisur këtë ditë me një mesazh për Thaçin.

Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë shkruar se populli nuk i nënshtrohet Thaçit.

Postimi të tij, Avdyli i ka bashkangjitur një fotografi, e cila tregon se kur populli zgjohet kundër një ‘sunduesi me shkop’ ai nënshtrohet.

Postimi i Avdylit:

“PPopulli i Kosovës nuk i nënshtrohet një avanturieri politik si Hashim Thaqi, por populli do arrij ta nënshtroi këtë njeri”, ka shkruar Avdyli.

Nga zyrtarët e LDK-së, pjesëmarrjen në protestën e sotme të VV-së e ka konfirmuar edhe deputetja Vjosa Osmani.

 

Exit mobile version