Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, thotë se dy deputetë nga komunitetet nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “lajm i mirë vjen nga djepi i kulturës dhe bashkëjetesës, Prizreni”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Avdylit:
“Lajm i mirë nga djepi i kulturës dhe bashkëjetesës- Prizreni:
2 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga komunitetet, nuk e votojnë PAN-in. Ata në kohë dhe momentin e duhur do shpallin vendimin e tyre.Bashkējetesa dhe bashkëveprimi vazhdon si gjithmonë” (sic), ka shkruar Avdyli. /Telegrafi/