Site icon Telegrafi

Haxhi Avdyli i gatshëm ta pranojë postin e ministrit të Shëndetësisë

Foto: Arkiv

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se është i gatshëm ta pranoj, nëse i besohet, postin e ministrit të Shëndetësisë.

Sot gjatë ditës, disa media lakun emrin e ish-deputeti të LDK-së për të zëvendësuar ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje kandidat për të parin e Prishtinës.

“Unë nuk mund të konfirmoj asgjë. Normalisht unë jam deputet në tre mandate, jam profesionist shëndetësor, neurokirurg me studime postdiplomike në politika shëndetësore edhe në politikë jam që 10 vjet”, tha ai për Kallxo.com.

“Çdo detyrë që më besohet, veçanërisht ato në sferën ë shëndetësisë, besoj se mund t’i kryej me profesionalizëm”, deklaroi Avdyli.

Ai ka thënë se nuk është në dorën e tij posti i ministrit, ndërsa tha se diskutimet janë të vazhdueshme.

“Nuk mund me i konfirmua asgjë, sepse procesi i diskutimeve është i nivelit më të lartë, është i vazhdueshëm por nuk mund ta konfirmoj asgjë sepse kjo nuk është në dorën time por në dorën e atyre të cilët janë vendimmarrës në politikën kosovare sot”, tha ai.

Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht, porse kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës mund të jetë pikërisht ministria aktual i Shëndetësisë Arben Vitia.

Exit mobile version