Telegrafi

Haxhi Arifi s’ka legjitimitet

Kryetarë i Sindikatës së Sektorit Privatë të Kosovës Jusuf Azemi tha se i gëzohen kësaj rritje pagash për disa kategori të të punësuarve në shërbimet civile, por rritje pagash duhet të ketë edhe për sektorin privat.

“Sindikata jonë kërkon që ngritje pagash duhet kërkuar edhe tek të punësuarit në sektorin privatë, pasi që pagat e tyre janë edhe më të ulëta se ato të shërbyesve civil. Ne nuk do të bëjmë pazare me punëdhënësit në dëm të punëtorëve të këtij sektori siç pretendon Haxhi Arifi, dorën në zemër ky edhe s’ka legjitimitet të flasë për punëtorët e Sektorit Privatë”, thuhet në reagimin e tyre.

Kjo Sindikatë fton anëtarët e vetë që të bashkëpunojnë ngushtë me këtë institucion me qëllim të përmirësimit të pozitës së punëtorëve në Sektorin Privatë. /Telegrafi/