Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Me vendim të Kuvendit të Kosovës, të enjten ai është zëvendësuar me bashkëpartiaken e tij, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
Kjo u bë pas rekomandimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Grupi parlamentar i VV-së, ka bërë këto prezantime për zëvendësime. Në komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kryetari i komisionit, Deputeti Haki Abazi zëvendësohet me deputeten Arbreshë Kryeziu-Hyseni për kryetare. Në Komisionin për Integrim Evropian, kryetarja e komisionit, deputetja Arbreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet me deputeten Fjolla Ujkani nënkryetare, në Komisionin për Integrim Evropian deputetja Arbreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet me deputetin Alban Bajramin. Në Komisionin për Stabilizim Asociocim deputeti Haki Abazi zëvendësohet me deputetin Dimal Basha, ndërsa zëvëndëskryetari Dimal Basha zëvendësohet me deputeten Jeta Statovci. Në Komisionin për të drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe peticione deputeti Alban Bajrami zëvendësohet me deputeten Arjeta Fejza”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.
Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.
Votimi për zëvendësimin e Abazit u bë në ditën kur ai doli me akuza të rënda për partinë e tij për rastin e zhdukjes së mostrave të aktivistit Astrit Dehari./Telegrafi/