Site icon Telegrafi

Haxhaj rinovon me Prishtinën

“Ndihem mirë në klubin më të madh të vendit dhe kjo është arsyeja që edhe pas katër vite e gjysmë sërish të vazhdoj qëndrimin edhe për tre vite tjera”, ka theksuar me rastin e vazhdimit të kontratës, Haxhaj, për faqen zyrtare të klubit.

“Në stinorin pranveror jam shumë i bindur dhe pres që së bashku me bashkëlojtarët të arrijmë qëllimin mjaft të vështirë që sërish të mbrojmë titullin e kampionit”, është optimist mbrojtësi, Haxhaj.

Adnan Haxhaj, në stinorin vjeshtor të edicionit 2013/14 ka 12 paraqitje. Prej tyre në 8 ndeshje ka qenë titullar, në një është zëvendësuar, kurse në 4 takime është aktivizuar nga bankina. Ka një gol të shënuar në javën e 14-të në fitoren e arritur në “Riza Lushta” kundër Trepçës ’89. Nga 12 paraqitjet, Prishtina me Haxhajn në formacion ka arritur 6 fitore, 3 humbje dhe 3 barazime. Në 8 paraqitjet si titullar, Haxhaj me Prishtinën ka pësuar vetëm 2 gola, në humbjen e pësuar nga Drenica – 1:0 dhe në ndeshjen e fundit të fituar nga Hajvalia 1:3. /Telegrafi/ 

Exit mobile version