Mbrojtësi i FC Prishtina, Adnan Haxha kishte deklaruar se ka ardhur koha e fitores për Prishtinën si udhëtuese. “Kam premtuar se do te fitojmë, pasi që e kisha parasysh se ajo fitore ishte e domosdoshme për ne. Sa i përket golit, unë në çdo ndeshje pres të shënoj, por në atë takim kisha një ndjenjë të veçantë se do të arrija të shënoja”, tha Haxha.
Ai së bashku me portierin Kushtrim Mushica u vlerësuan si protagonistë të ndeshjes. Mbrojtësi bardhekaltër në mënyrën më të mirë e mbuloi sulmuesin Kastriot Rexha. “Ishte detyrë imja të ruaja atë, dhe nuk ishte e vështirë aspak ta bëja këtë. Mendoj se atë detyrë e kam kryer si duhet. Unë jam i lumtur që mbas 9 viteve arritëm që nga ai stadium të kthehemi si triumfues”, shtoi Haxha. Fitorja në Mitrovicë ishte e para për kampionin aktual në transfertë. /Zëri/Telegrafi/