Mbrëmë janë luajtur pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Los Angeles Lakers po vazhdon me formën e dobët në këtë sezon në NBA dhe me këto paraqitje mund të mbetet jashtë “play-off”.
>𝐋ᵃᵏᵉʳˢ#TrueToAtlanta | #LakeShow pic.twitter.com/sqpNGFSJLL
— Atlanta Hawks (@ATLHawks) February 13, 2019
“Engjëjt” ishin mysafir të skuadrës së Atlanta Hawks në palestrën Philips Arena ku u mposhtën me rezultat 117:113.
Pjesa e parë i takoi skuadrës mysafire, por që në të dytën më të mirë dhe lojë më cilësore shfaqen vendasit që në fund edhe siguruan triumfin e radhës.
Më i miri në radhët e Lakers ishte LeBron James që regjistroi ‘triple-double’ në saje të 43 pikëve, 16 asistimeve dhe 11 kërcimeve gjersa 19 pikë i realizoi Brandon Ingram.
Te “gjeraqinat” lojtarët më të dalluar ishin John Collins dhe Trae Young, ku secili shënoi nga 22 pikë, por që i dyti shtoi edhe 14 kërcime.
Pas kësaj, Lakers zë pozitën e dhjetë të Konferencës Perëndimore gjersa Atlanta gjenden në vendin e 12 të Konferencës Lindore.
Në anën tjetër, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës dhe kësaj radhe vitkimë ishte Utah Jazz. “Luftëtarët” triumfuan me rezultat 115:108 dhe në këtë formë janë drejt rrugës së mbrojtjes së titullit të kampionit. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Memphis 107:108 San Antonio
https://youtu.be/wnhWjLRJNTs?t=20
New Orleans 88:118 Orlando
https://youtu.be/xO5LJJ9mFmo
Philadelphia 109:112 Boston
Golden State 115:108 Utah