Buxheti prej dy miliardë euro për vitin 2017 është buxhet zhvillimor, dhe buxheti është proceduar për në Kuvend. Kështu ka deklaruar shefi i kabinetit nga zyra e kryeministrit, Isa Mustafa, Sokol Havolli.
Kurse, Ibrahim Rexhepi, nga Organizata STRAS, tha se nuk e pranon kualifikimin e këtij buxheti që kinse është më i madhi në histori, pasi siç thotë dy miliardë euro janë shpenzime.
Sipas tij, me këtë normë të zhvillimit ekonomik dhe me rritje ekonomike prej 4 për qind nuk mund të mbërrihet niveli mesatar i vendeve të rajonit.
“Pse i kemi pasur rëniet më të mëdha ekonomike kur ka filluar ndërtimi i autostradave. Nuk u arrit një cikël i ri i investimeve. Buxheti është fontanë dëshirash e ndërtuar me premisa të realizuara”, ka thënë Rexhepi, në emisionin “Euro Tribuna” të Tribuna Channel.
Thotë se 285 milionë inevstime kapitale janë të Ministria Infrastrukturës, por ka shtuar se projektet nuk duhet të lihen anash.
“Ka një mori problemesh që i kemi lënë anash për shkak të asfalteve”, ka thënë ai.
Kurse, Havolli, sa i përket ndërtimit të autostradave ka pohuar se në bazë të dinamikës se si është duke ecur procesi të gjitha rrugët mund të përfundojnë deri në vitin 2019.
“Në dy vitet e ardhshme do të punohet në infrastrukturën hekurudhore. Mund të duket që Kosova ende nuk është e gatshme të shfrytëzoj hekurudhën por është kërkesë e bizneseve”, ka pohuar Havolli.
E, duke folur për buxhetin Havolli ka përmendur që do të investohet edhe në shëndetësi, duke përmendur ndërtimin e spitalit të Ferizajit. Përveç, kësaj ka thënë se do të rregullohet edhe infrastruktura e Universitetit të Prishtinës.
Kurse, Rexhepi ka thënë se investimet në infrastrukturën e universiteteve janë në rënie.
“Në arsim është banale të flitet për objkekte, duhet të flitet krejt për diçka tjetër”, ka thënë ai.
Ndërsa, duke folur se çka do të arrihet me këto investime, Sokoli ka thënë se nuk e konsideron si anashkalim edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Duke shtuar se pjesa më e madhe është pjesa e vendeve të reja të punës.
“Presim që këtë vit kjo shifër të jetë më e madhe se në vitin 2015. Disa shifra që i kam tregojnë se efekti ëshët rritur. E kemi trendin në rritje. Mirëpo, në anën tjetër nuk mund të konsiderohet si rpemtim vetëm sa është dhënë por i kushtojmë rëndësi”, theksoi ai.
Janë kriju kushtet që sektori privat të ndikojë në rritje ekonomike, ka shtuar Havolli.
“Me tre apo katër për qind nuk mund të zgjidhet papunësia”, i është kundër përgjigjur Rexhepi, Havollit duke thënë se nuk është Qeveria ajo që krijon vende të reja të punës por duhet të krijojë ambient për këtë gjë.
Sa i përket deklarimeve të partnerëve të koalicionit, rreth buxhetit Havolli ka thënë se vota është deklarata e partnerëve të koalicionit.
“Ky buxhet është reflektim i programit të Qeverisë që është program i përbashkët i LKD-së, dhe i PDK-së. Është deleguar me të dy partitë, dhe pas kësaj ka ekzistu çdo koordinim i mundshëm. Nuk ka dallime mes partnerevë të koalicionit për buxhetin, edhe nëse ka pasur ajo janë përafruar”, ka thuar Havolli.
E, duke folur për çështjen e veteranëve, Havolli ka thënë se nuk është çështjve vetëm e zëvendësministrit, Isni Kilaj, por e të gjithëve.
“Në bazë të vlerësimit ekziston përkushtimi që të bëhet zgjidhja”, ka pohuar ai.
Kurse, Ibrahim Rexhepi për këtë ka thënë se duhet të bëhet shqyrtimi dhe rishqyrtimi i listave.
“Kjo është pika që po nxit më shumë debat, dhe shumë shpejtë mund të vijë në një situatë ku mund të dilet prej programit të FMN-së, ka thënë Rexhepi. /Tribuna/