Telegrafi

Havolli: Edhe Rahoveci është bërë qytet më i rëndësishëm se Prishtina (Video)

Asamblisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sokol Havolli, ka theksuar se komuna e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje e ka harruar investimin në kulturë.

Havolli, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kryeqyteti kosovar e ka humbur epitetin e qytetit ku zhvillohet kultura.

“Sot edhe Rahoveci është qytet më i rëndësishëm, se sa Prishtina në aspektin kulturor. Krejt kjo për shkak se janë bllokuar fondet për kulturën dhe se fondet janë ndarë në mënyrë selektive për partinë që ka qeverisur”, ka shtuar Havolli./Telegrafi/