Site icon Telegrafi

Havolli: Lajm i mirë për kontribuesit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës,

Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ymer Havolli ka bërë të ditur se Dow Jones Industrial, për herë të parë arriti vlerën e indeksit prej 20.000.

Havolli ka bërë të ditur se është lajm mjaft i mirë për kontribuesit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ku vlera e kontributit të tyre po rritet çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë i Havollit:

“Dow Jones Industrial, për herë të parë arriti vlerën e indeksit prej 20.000! Lajm i mirë për tregjet globale financiare. Lajm i mirë për kontribuesit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ku vlera e kontributit të tyre po rritet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Havolli.

Exit mobile version