Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, ka ironizuar me drejtuesit e Komunës së Prishtinës.
Ai ka postuar një fotografi nga një rrugë në lagjen “Bregu i Diellit”, në të cilën shihen dhjetëra letra të shpërndara nëpër rrugë.
“Ministër, nënshkruaje”, ka shkruar Havolli si koment të fotografisë së tij.
Drejtuesit e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, vazhdimisht kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës, e në mënyrë të veçantë ministrin e Financave, Avdullah Hoti se nuk po nënshkruan garancionin për kredi me të cilën do të bliheshin 51 autobusët për trafikun Urban në kryeqytet.
Ndryshe, Havolli, jozyrtarisht ishte përmendur në mesin e emrave si kandidat të mundshëm nga LDK-ja për kryetar të Prishtinës.