Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim njoftues Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Gjatë këtij takimi, Havolli e njoftoi ambasadorin Rohde për mandatin ligjor dhe fushëveprimin e AKK-së përfshirë këtu edhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.
“Me theks të veçantë në takim u diskutua edhe për iniciativat për ndryshimet dhe plotësimet e kornizës ligjore të AKK-së për në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, kontrollin dhe deklarimin e pasurisë si dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike.
Në takimin e përbashkët, ambasadori Rohde theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/