Manchester Uniteti po konsideron alternativa për objektivin kryesor, Jadon Sancho, këtë verë, dhe ylli i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz ka përfunduar në radar.
Djajtë e Kuq janë të lidhur fort me sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit dhe Kombëtares së Anglisë.
Por, duke pasur parasysh çmimin e tij dhe mosgatishmërinë e Dortmundit për të shitur, Djajtë e Kuq po shikojnë alternativa tjera.
Sipas mediumit Evening Standard, Unitedi po e shikon gjithashtu yllin e Leverkusenit, Havertz, si alternativ e Sanchos.
Sulmuesi i talentuar gjerman është i lidhur me Bayern Munichun, Liverpoolin, Chelsean dhe klube të tjera të mëdha këtë verë dhe konkurrenca pritet të jetë e madhe.
Havertz, i cili kryesisht luan si numër 10, është vetëm 20-vjeçar dhe ka treguar shumë në dy sezonet e kaluara.
Leverkusenit mund t’i duhet ta shesë për shkak të humbjes së fondeve pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19.
Megjithatë, Djajtë e Kuq do të duhet të paguajnë së paku 100 milionë euro edhe për Havertzin nëse i duan shërbimet e tij. /Telegrafi/