Telegrafi

Havertz flet për ndikimin e Lampardit në transferimin e tij te Chelsea

Nënshkrimi i ri i Chelseat, Kai Havertz ka thënë se shansi për të mësuar nga trajneri kryesor Frank Lampard ishte një faktor kryesor në vendimin e tij për t’u bashkuar me Blutë.

Havertz u transferua në Stamford Bridge nga Bayer Leverkusen të Premten në një marrëveshje me vlerë 80 milionë euro përfshirë edhe bonuset.

Pas disa muajsh thashetheme që lidhnin përfaqësuesin gjerman me Chelsean, ai tani ka hedhur lapsin mbi letër në një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.

21-vjeçari është një mesfushor golashënues, ashtu si menaxheri i tij i ri që ishte gjatë karrierës së tij si lojtar dhe Havertz zbuloi se puna nën drejtimin e Lampard ishte një shans i madh për të.

“Sigurisht që ai kishte një ndikim të madh në vendimin tim sepse unë e doja atë si një lojtar dhe e shikoja atë shumë shpesh, dhe unë mendoj se mund të mësoj prej tij tani që ai është një menaxher”, ka thënë fillimisht Havertz për faqen e Bluve.

“Unë mendoj se ai është një person shumë i përulur dhe një djalë i shkëlqyeshëm dhe mezi pres të luaj me të dhe të mësoj prej tij”.

“Ai ishte shumë sulmues si unë dhe i pëlqen të shënojë gola, dhe unë gjithashtu dua të shënoj gola, kështu që mendoj se ai do të më ndihmojë shumë në pozicionin tim”.

“Gjithashtu ndoshta për gjërat që unë mund të përmirësoj dhe mezi pres për të punuar me të”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/