Telegrafi

“Havertz është sulmuesi ynë” – Arsenali nuk do të nënshkruajë me një tjetër lojtar në repartin ofensivë

Arsenali filloi sezonin 2023/24 të Ligës Premier me fitore, pasi mposhti me rezultat të pastër Wolvesin 2-0.

Kai Havertz realizoi gol dhe kjo ka gëzuar trajneri Mikel Arteta që ka besim të madh te gjermani.

Përkundër se flitej që Arsenali do të transferoj sulmues, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Trajneri Mikel Arteta ka thënë se ka besim te Havert, por edhe te Gabriel Jesus.

“Unë kam besim te Kai Havertz, ne kemi besim te Gabriel Jesus. Leandro Trossard ka luajtur në atë pozicion”.

“Pra, ne kemi cilësi të ndryshme atje dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë është t’u besojmë lojtarëve që kemi dhe të përpiqemi t’i përmirësojmë ata”.

“Ata janë kaq të mirë dhe kaq të gatshëm dhe kjo është ajo ku ne fokusohemi”, deklaroi Arteta.

Arsenali u përfol se ishte në kërkim të një sulmuesi të ri pasi as Havertz dhe as Jesus nuk janë një golashënues vdekjeprurës.

Megjithatë, Arteta vazhdon të besoj te Havertz me gjermanin që po luan si sulmues qendror dhe realizoi gol qysh në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën Premier. /Telegrafi/