Telegrafi

Hauge: Milani e di çfarë mund të bëj

Anësori i Milanit, Jens Petter Hauge shpreson se ai është në fillim të shumë viteve të mira për Rossonerët, duke shprehur kënaqësinë që të luante në San Siro.

Hauge kaloi nga Bodo/Glimt te skuadra italiane pasi kishte bërë përshtypje në një humbje 3-2 ndaj tyre në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës në këtë sezon.

Ai pranoi se ishte një përvojë e shkëlqyer dhe mori vendimin e duhur kur nënshkroi një marrëveshje për të kaluara në Milano.

“Ishte e mrekullueshme, ishte një përvojë e shkëlqyer për mua, në një stadium të tillë dhe kundër një ekipi si Milani,” ka thënë Hauge në një konferencë për shtyp. “Ishte vendimi i duhur që të kaloja këtu”.

Talenti norvegjez është vlerësuar si një lojtar ambicioz dhe vetë Hauge theksoi se ai është pjesë e një periudhe të mirë.

“Është gjithashtu një nga arsyet që vendosa të vij këtu. Ka kaq shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtu dhe unë patjetër që duhet të jem në më të mirën time çdo ditë nëse dua të përmirësohem si lojtar”, shtoi ai.

“Unë mendoj se Norvegjia ka shumë lojtarë të rinj që po zhvillohen, dhe të gjithë duan të debutojnë në nivele të larta, madje disa po e bëjnë atë”.

“Për mua, është një periudhë e mirë për të qenë një lojtar norvegjez. Kam mësuar shumë nga bashkëmoshatarët e mi dhe ata që janë disa vjet më të vjetër se unë”.

Hauge ka pohuar se ai është i gjithanshëm dhe mund të luajë disa pozicione për klubin e tij të ri.

“Unë mund të luaj në pozicione të ndryshme, si një anësor i majtë, në kombinim me sulmuesin, si organizator. Unë jam një lojtar që dëshiron të ketë topin, të jetë i rrezikshëm dhe që dëshiron të argëtohet me mbështetjen e tifozëve”.

Hauge zbuloi se Milani e kishte parë atë përpara ndeshjes mbresëlënëse me Bodo/Glimt në San Siro.

“Po, ata kishin dërguar zbuluesit e lojtarëve dhe i kishin sytë nga unë. Pastaj pas raundeve paraprake, ata më afruan. Ata e dinë se për çfarë jam i aftë”, ka shtuar më tej Hauge.

Dhe 21-vjeçari e di se ai ka konkurrencë në krahun e majtë në Milano, me Ante Rebic dhe Rafael Leao që luftojnë për një vend në krah, por bëri të ditur se atij i pëlqen të ketë konkurrencë. /Telegrafi/