Telegrafi

Hater, rrjeti i ri social për mos-pëlqime!

Kjo është arsyeja pse Banks vendosi të zhvillojë një aplikacion mobil alternativ të cilin e ka quajtur Hater, me të cilin ai synon tu mundësojë përdoruesve të rrjeteve sociale të ndajnë me të tjerët edhe gjërat që atyre nuk u pëlqejnë.

"Është me të vërtetë një përgjigje për çdo gjë në rrjetet sociale. Sepse sot, krejt çka ju mund të bëni aty është ‘të pëlqeni’ gjëra," tha Banks për Mashable. "Unë nuk shtirem të jem dikush që nuk jam. Unë dua të shprehem lirshëm" ka vazhduar më tej Banks.

Për tu shprehur lirshëm, ai ka krijuar aplikacionin Hater, e cila fillimisht është në dispozicion për iPhone dhe brenda disa ditësh do të jetë edhe në Android. Bazuar në pamje, aplikacioni i përngjan mjaft shumë hitit të fotografive, rrjetit social Instagram, edhe pse qëllimi i Hater është krejt i ndryshëm.

Për shembull, në Hater ju mund ta postoni një fotografi duke pritur në radhët e gjata në bankë, ose duke e drejtuar makinën në një trafik të ngarkuar, dhe me këtë ju do të tregoni se sa shumë e urreni këtë fakt. Më pas, komuniteti i njerëzve që e urrejnë këtë situatë po aq sa edhe ju do të ketë mundësinë të komentojë mbi fotografinë tuaj. / Telegrafi /