Site icon Telegrafi

Pacientja nuk trajtohet në QKUK, sepse mjekët ishin të zënë me futboll!? (Video)

Hata Perveticës nga Podujeva, nuk është trajtuar nga mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkundër se në Emergjencë kishte shkuar me kokë të çarë.

Siç thotë djali i saj, Fitimi, mjekët ishin shumë të zënë për t’u marr me rastin, sepse po shikonin futboll.

Këtë neglizhencë të stafit mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Prishtinë, Përvetica e ka xhiruar edhe me telefon.

Lidhur me këtë rast, Klan Kosova ka kontaktuar me zyrën e informimit në QKUK, duke kërkuar edhe mundësinë e kontaktit me personelin e përfolur, por zyrtarja për informim, Linda Qyqalla nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës së premte.

Exit mobile version