Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se shërbimet komunale po vazhdojnë me staf të reduktuar.
Ai konfirmoi se shërbimi primar shëndetësor vazhdon dhe falënderoi qytetarët për respektimin e masave të ndërmarra nga qeveria.
“Falënderoj restorantet, kafiteritë, çajtoret t dhe qendrat tregtare për respektimin e vendimeve për ndërprerje të aktivitetit. Të vazhdojmë me bashkëpunim dhe mirëkuptim! Ftoj qytetarët që të zbatojnë masat për shëndetin publik! Panik jo! Kujdes po!”, shkroi Haskuka.