Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga pozita e kryeministrit të Kosovës.
Ai ka thënë se ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, tash po thonë që është padrejtësi, duke ngritur pyetje se pse e kanë votuar këtë padrejtësi.
Haskuka ka thënë se Ramush Haradinaj ka gabuar kur i është bashkuar kapjes së shtetit në nepotizëm e korrupsion.
Ai ka pohuar se Haradinaj ka bërë padrejtësi ndaj votueseve të vetë kur e ka kaluar demarkacionin, që sipas Haskukës, për këto arsye ai është dashur të jap dorëheqje.
Kryetari i Prizrenit ka thënë së tani është koha që të vendoset për qeverisjen e Kosovës dhe jo të jemi të ndikuar nga të huajt.
Si përfundim, ai ka thënë se kriter duhet të jetë programi qeverisës e jo ndarja e posteve./Telegrafi/