Site icon Telegrafi

Haskuka: Po frikësohen t’i numërojnë votat me kusht

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili po prin në garën për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shtruar pyetjen se pse nuk po lejohet numri i votave me kusht dhe si mund të bëhet rinumrimi pa e përfunduar numërimi.

“Thonin që votat me kusht do të përmbysin rezultatin e tash frigohen me numru votat me kusht. Pse nuk po lejoni me i numru votat me kusht? Si mund të bëhet rinumrimi pa e përfundu numrimin?”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Kujtojmë që me vendim të PZAP-it, Prishtina dhe Prizreni mund të shkojnë në rinumërim të tërësishëm të votave të balotazhit të 19 nëntorit.

Ndaj këtij vendimi Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila do të vendos përfundimisht nëse Prishtina dhe Prizreni do të shkojnë në rinumërim. /Telegrafi/

Exit mobile version