Site icon Telegrafi

Haskuka: Ne e kemi depolitizuar mënyrën e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave

Mytaher Haskuka. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në fushatën zgjedhore të vitit 2017, kur kandidoi për kryetar Komune, premtoi depolitizim të arsimit.

Haskuka i ftuar në serinë e debateve “Jeta në Komunë” ka thënë se janë duke e depolitizuar arsimin në Prizren me emërimet e fundit për ushtrues detyre të drejtorëve të shkollave.

“Ne e kemi depolitizuar mënyrën e selektimit të personave. BIRN ka qenë i ftuar si monitorues dhe e kemi hapur sistemin e monitorimit të drejtorëve të shkollave. Normal kemi probleme. Tani na duhet vendimi i Asamblesë Komunale që të hapen konkurset e reja. Munden me qenë, tash ata nëse kanë kontrata unë nuk kam çka me bë. Ne jemi duke e politizuar dhe politizimi nuk bëhet brenda natës. Nëse veç pesë drejtorë janë të Vetëvendosjes, atëherë ne i kemi në Prizren 36 shkolla me paralele të ndara i kemi diku 84 ndërtesa”, tha kryetari i Prizrenit.

Haskuka tutje ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të aplikojnë në konkurse dhe nuk mund t’i ndalin ato për shkak se do të ishte kundër të drejtave të njeriut.

Ai më tej ka thënë se nuk ka informacione se sa drejtorë të shkollave nuk kanë asnjë anëtarësi ose pozitë në ndonjërën prej partive politike./kallxo.com

Exit mobile version