Site icon Telegrafi

Haskuka: Ky shtet nuk është i qytetarëve, po i klanit Pronto

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka theksoi se arrestimi i deputetit Driton Çaushi me pranga në dorë është edhe një dëshmi që ky shtet tanimë nuk është shtet i qytetarëve të Kosovës, por shtet i klanit Pronto.

Ai në një postim në rrjetin Facebook, shkruan se Prokuroria pas gjithë provave të korrupsionit, nepotizmit dhe klientelizmit tha që nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për Adem Grabovcin, kjo prokurori nuk ka ndërmarr asnjë veprim me 70 dosjet e korrupsionit të Isa Mustafës.

“Në anën tjetër gazin lotsjellës të cilën gjykata në rastin e një banori të Gracanicës e kishte vlerësuar si të padëmshme për shëndetin e njeriut dhe e kishte liruar qytetarin me 300 euro dënim, prokuroria të njëjtin gaz e cilëson si armë dhe rrezikim të publikut kur opozita e përdor për të mbrojtur republikën. Për të anashkaluar imunitetit e deputetit dhe për të vënë pranga opozitës prokuroria e njëjtë, gazin e njëjtë vlerëson ndryshe”, shkruan Haskuka në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version