Site icon Telegrafi

Haskuka konfirmon se në Prizren është gati objekti i karantinimit

Pushimorja Nashec

Qendra Studentore është kompleksi i parë ku po vendosen të karantinuarit. Por konviktet e studentëve tashmë duket se janë në limitin e tyre.

Mirëpo, edhe pushimorja në Nashec të Prizrenit do të përdoret si karantinë në rast nevoje për personat e ardhur jashtë vendit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka për RTV Dukagjinin ka thënë se disa ndërtesa në pushimoren e Nashecit tashmë janë gati dhe i plotësojnë kriteret për karantinimin e qytetarëve të ardhur nga jashtë.

“Qytetarët të mos keqkuptojnë. Aty nuk do të vendosen të infektuarit me coronavirus por të kthyerit nga diaspora”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haskuka thotë se tashmë në këtë objekt janë të gatshëm 60 shtretër dhe nëse ka nevojë, Shtabi Qendrorë i Emergjencës mund të llogaritë në të për t’i vendosur të kthyerit nga vendet tjera.

Mirëpo banorët e fshatit Nashec nëpër forume të ndryshme në rrjete sociale kanë reaguar ashpër duke pasur frikë se aty do të vendosen personat e infektuar me COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version