Telegrafi

Haskuka kërkon nga qytetarët të mos hedhin mbeturina në lumenj

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për ndotjen e lumenjve në këtë komunë.

Haskuka ka thënë se pa bashkëpunimin e qytetarëve nuk mund ta mbajnë ambientin pastër, duke përfshirë këtu edhe lumenjtë.

Ai tha se janë duke synuar që në lumin Lumbardh të kthejnë peshqit.

“ Lumi pastrohet, por apeloj tek qytetarët që mos të hedhin mbeturina tek lumenjtë. Duhet ta ruajmë ambientin dhe natyrën. Nëse qytetarët e vërejnë dikë që me traktor gjuan mbeturina në lumenj,  ta fotografoj dhe ne pastaj e raportojmë në polici. Ky problem duhet të zgjidhet  njëherë e përgjithmonë por s’mund të zgjidhet pa bashkëpunimin e qytetarëve. Lumbardhi do të jetë lum ku do të kthehen peshqit, synojmë këtë gjë”, ka thënë Haskuka. /Telegrafi/