Mytaher Haskuka është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se profesori dhe deputeti Mytaher Haskuka ka marrë përkrahjen e anëtarësisë së Prizrenit për kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale.
“E urojmë z. Haskuka në këtë garë. Suksese bashkë me Qendrën e Prizrenit. Fitorja me të është afër”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Telegrafi/