Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se është tepër i shqetësuar me tërheqjen e rreth 1 milion eurove nga xhirollogaria e Komunës.
Sipas tij, kjo shumë e parave është tërhequr nga përmbaruesit me vendim të gjykatës.
“Jam shqetësuar kur kam marrë informacionin se Komunës po i tërhiqen paratë nga ndërmarrjet përmes përmbaruesve”, tha Haskuka, gjatë një interviste në “TV Prizren”.
Ai tregon se Komuna e Prizrenit, me rishikim të buxhetit do t’i paguajë të gjitha borxhet e qeverisë së kaluar të Ramadan Mujës.
“Me reshikim të buxhetit, do t’i paguajmë borxhet”, premton Haskuka./Telegrafi/