Një tërmet i fuqishëm, prej 6.2 shkallë të Rihterit ka goditur Kroacinë Jugore mesditën e sotme, e si pasojë e kësaj kanë humbur jetën pesë persona.
Tërmeti u ndje në kryeqytetin kroat Zagreb, në Bosnjën dhe Serbinë fqinje dhe deri në Itali.
Menjëherë kanë nisur ndihmat për personat e prekur nga tërmeti, qoftë për ushqim apo strehim.
Edhe një kosovar nga Hasi i ka dalë në ndihmë personave që u prekën nga tërmeti duke iu ofruar bukë falas.
Alban Morina nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë nevojë për bukë të shkojnë të marrin bukë falas në shesh të Zagrebit.
“E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të del në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër në shesh”, ka thënë ai. /Telegrafi/