Telegrafi

Hasi: Nuk ka qetësi te Anderlechti

Besnik Hasi ka pranuar se ndien presionin e largimit nga posti i trajnerit të Anderlechtit.

Madje, Hasi në një intervistë dhënë uebfaqes zyrtare të klubit më të suksesshëm në Belgjikë, ka thënë se në presion ishte nga fillimi i këtij edicioni.

“Nuk ka asnjëherë paqe dhe qetësi këtu. Nëse jemi nëntë pikë larg vendit të parë Club Bruges, si trajner e di se jam nën presion. Kjo është normale dhe është paraqitur edhe në media”, ka thënë Hasi, që ka kërkuar nga Bordi i klubit të mos bëjë presion mbi ekipin.

“Megjithatë, nuk është asnjëherë mirë që Bordi t’ju vë juve nën presion. Ata duhet ta lënë anash presionin”, ka theksuar Hasi që drejtimin e skuadrës belge e mori në vitin 2014.

Nga viti 2008 deri në vitin 2014 punoi si ndihmëstrajner i Anderlechtit.