Besnik Hasi ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i skuadrës Al Raed.
Hasi u largua nga Evropa në moshë të re, por për këtë ai ka edhe arsyejet e tij.
Trajneri nga Gjakova ka deklaruar se kishte disa oferta nga skuadrat belge por që nuk ishte koha të merrte drejtimin e tyre.
“Ne këto muajt e fundit ka pasur ekipe të ndryshme belge që më kanë kontaktuar. Nuk ka qenë momenti i duhur ajo qe prisja”.
“Arabia ka ndryshuar sistemin e garës, kane investuar shumë në aspektin teknik, është liga më e fortë në Azi. Përveç anës të rëndësishme financiare që ka luajtur një rol të madh, është edhe ana sportive”, tha Hasi.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë është përmendur shpesh herë për ta marrë drejtimin e Kombërtares.
“Kombëtarja ngelet një ëndërr jo vetëm për mua, por për çdo futbollist që ka luajtur në kombëtaren e Shqipërisë, mbetet si mendim për ta drejtuar atë”.
“Por të flasim tani për të është e kotë, se kombëtarja e ka një trajner, do të ishte mungesë respekti” , ka përfunduar Hasi. /Telegrafi/