Site icon Telegrafi

Hasi, i lumtur që e mbylli karrierën me trofe

Hasi, i cili është përshëndetur me duartrokitje të shumta nga ‘Tigrat e Zi’, më parë ka qenë pjesë e Drenicës, Kosovës së Vushtrrisë, KEK-ut, derisa karrierën më të madh e ka kaluar tek Ferronikeli, skuadër kjo që tani ka bërë emër në futbollin tonë.

Ish sulmuesi i Drenasit i ka thënë KosovaPress-it ndjehet i lumtur me karrierën e tij, ndonëse ai e pranon se akoma ka mundur t’i jap futbollit tonë, madje Hasi thotë se krerët e Ferronikelit i kanë kërkuar atij që të vazhdojë të luajë edhe në sezonin e ardhshëm.

“Sigurisht se jam i kënaqur më atë që kam bërë gjatë karrierës sime. I falënderoi gjitha klubet ku unë kam luajtur. Një falënderim të veçantë shkon për fansat e Ferronikelit ‘Tigrat e Zi’”, ka thënë Hasi.

“Sigurisht se kam mundur akoma t’i jap futbollit tonë, por obligimet tjera më kanë detyruar që të marr këtë vendim. Krerët e Ferronikelit kanë kërkuar nga unë që të vazhdojë të pjesë e klubit edhe në sezonin e ardhshëm, por për shkak të obligimeve te shumta më duhet që t’i jap fund karrierës sime aktive në lojën e futbollit”, tha Hasi.

Ai ka shtuar se është i ngazëllyer që karrierën e mbylli me trofeun e Kupës. Hasi i uron sukses klubit tij të zemrës, Ferronikelit.

“Jam lojtari i vetëm që kam luajtur në dy finalet e Kupës së Kosovës me dy skuadrat e rajonit të Drenicës, Drenicën dhe Ferronikelit. Jam i lumtur që karrierën po e mbyll me trofeun e Kupës. Ferronikelit i uroj sukses në edicionet e ardhshme”, ka theksuar Hasi. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version