Besnik Hasi është shkarkuar nga posti i trajnerit të Anderlechtit pas dështimit për ta fituar titullin dy vjet radhazi.
Hasi ka falënderuar klubin belg për bashkëpunimin, duke thënë se ka kaluar 14 vjet të shkëlqyera në këtë klub, si lojtar, asistent dhe trajner, transmeton Koha.net.
“Kam kaluar 14 vjet të shkëlqyera me Anderlechtin si lojtar, ndihmëstrajner, dhe trajner. Gjithmonë do të jetë në zemrën time. Dua të falënderoj presidentin, dhe menaxhmentin për të gjitha mundësitë e dhëna. Gjithashtu i falënderoj bashkëpunëtorët për angazhimin dhe bashkëpunimin e mirë”, ka thënë Hasi për faqen zyrtare.
Gjithashtu edhe drejtori sportiv i Anderlechtit, Van Holsbeeck në emër të klubit e ka falënderuar Hasin për kontributin e tij, ndërsa ka shprehur bindjen se trajneri shqiptar do të ketë karrierë të suksesshme si trajner.