Telegrafi

Hasi feston në Beograd, Olympiacosi mposht Partizanin (Video)

Në ndeshjen e parë zyrtare si trajner i Olympiacosit, Besnik Hasi i është gëzuar fitores.

Për më shumë, trajneri shqiptar ka festuar në Beograd, ku skuadra e udhëhequr nga ai fitoi me rezultat 3-1.

Ndeshja ishte e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe ky rezultat e afron shumë ekipin grek drejt fazës tjetër të garës më të madhe evropiane për klube.

Lexo po ashtu Hasi provokohet me pyetje nga gazetarët serb në konferencë, por ua kthen me maturi

El Fardou Ben Nabouhane shënoi golin e parë për mysafirët (6’), ndërsa menjëherë pas barazoi Leandre Tawamba Kana (10’).

Lojtarët e Olympiacosit e gjetën edhe dy herë rrjetën në gjysmën e dytë. Sërish shënoi El Fardou Ben Nabouhane (56’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Emmanuel Emenike (90’).

Ndeshja kthyese zhvillohet në Greqi dhe ekipi i Hasit është favorit për t’u kualifikuar tutje. /Telegrafi/