Ka pasur paralajmërime se dialogu i mëtejmë Kosovë-Serbi do të zhvillohet në nivel të presidentëve të dy shteteve.
Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE, nuk po jep rezultate, thonë analistët, sipas të cilëve nuk ka përparim në normalizimin e raporteve mes dy shteteve.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës kritikon palën serbe se nuk ka seriozitet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, raporton RTV21.
Analistët presin format të ri të dialogut, me më shumë transparencë.
Formati i ri, sipas paralajmërimeve, nënkupton edhe dialogun në nivel të presidentëve të dy shteteve.
Tani për tani është pikëpyetje se kur mund të realizohet ky format i ri bisedimesh. Dhe, edhe nëse vendoset për këtë, ky format pritet të neglizhohet nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në këtë shtet.