Para pak muajsh në shumë media është përfolur se Baton Haxhiu do të emërohej ministër i jashtëm i diplomacisë së Shqipërisë.
Kjo i kishte rënë në vesh edhe Presidentit Hashim Thaçi, i cili në rolin e prezantuesit ia bëri këtë pyetje Haxhiut në emisionin festiv Zona B në Klan Kosova.
Ai madje këtë të fundit nuk e la as që ta zgjaste fjalinë dhe t’i ikte pyetjes, dhe kërkoi që t’i përgjigjej shkurt.
Përderisa në vendin e tij të zakonshëm, ishte ulur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Haxhiu që hasi në vendosmërinë e Thaçit në këtë pyetje, nuk mundi ta mohojë se i është ofruar posti i diplomatit.