Telegrafi

Hashim Thaçi i përkushtuar në palestër, kryen ushtrimet së bashku me të birin, Endritin (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është gjithmonë i kujdesshëm sa i përket paraqitjeve të tij.

Ai mundohet që gjithnjë të duket sa më i freskët dhe me stil, teksa kujdes të madh i kushton edhe ruajtjes së vijës trupore.

Për këtë gjë, presidenti ndjek me rregull palestrën, të cilën mesa duket e frekuenton mjaft shpesh me të birin e tij, Endritin.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shumë i përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër

Këtë e ka treguar vet ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me Endritin në palestër.

“Në fitnes me Endritin” (sic.), ka shkruar Thaçi përbri fotografisë.

Ndryshe, dyshja në fjalë duken mjaft në formë, me çka kanë treguar se ushtrimet në fitnes kanë pasuar me sukses. /Telegrafi/