Site icon Telegrafi

Hashim Thaçi në Tiranë, me mision të shpëtimit të koalicionit qeverisës të Shqipërisë!?

Gjatë ditës së sotme nga disa media është raportuar së presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke i kaluar pushimet në Shqipëri, përkatësisht në Sarandë.

Por, e vërteta si duket qëndron ndryshe. Mediat shqiptare shkruajnë së i pari i Kosovës ndodhet atje për një arsye tjetër, jo për pushime, po për disa çështje punësh.

“Arsyeja ka qenë vetëm një. Qëllimi i kësaj vizite të kërkuar nga vetë Thaçi me Metën është që t’i kërkojë atij të mos e braktisë koalicionin me Edi Ramën dhe akoma më tej, LSI të qëndrojë brenda koalicionit në rast të zgjedhjeve të parakohshme për të cilat edhe vetë Rama nuk e fsheh më si një mundësi reale”, shkruan Syri.net.

Exit mobile version