Telegrafi

Hashim Thaçi: Krahasoni rrogat me ato të vitit 2007

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për gjendjen sociale në vend, pas kërkesave të sindikatave për ngritje të pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës, tha se duhet të merret parasysh niveli i pagave në sektor të ndryshëm.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kreu i ekzekutivit të Kosovës, duke krahasuar pagat aktuale të profesorëve, mjekëve me vitin 2007, tha se viti 2010 do të jetë viti i vendimeve të rëndësishme.

Ai tha se disa deputetë të Kuvendit kanë dalë kundër Strategjisë së integrimit të veriut dhe kundër projekteve tjera të mëdha të vendit, ndërsa një politikë e tillë theksoi se do t’iu kushtojë subjekteve përkatëse politike. /rtklive/