Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, pas pranimit në UEFA ju ka bërë thirrje të gjithë futbollistëve që luajnë për kombëtarët tjera që t’i bashkëngjiten Kosovës.
Ai në një deklaratë ka thënë se është koha që Kosova tash t’i mbledhë të gjithë talentet e shpërndarë në gjithë botë dhe se Kosova me ta do ta ketë një formacion të shkëlqyer.
“Është koha që tash Kosova t’i mbledh gjithë talentet të shpërndarë në gjithë botën dhe mbledhja e këtyre talenteve nënkupton një formacion të shkëlqyer që do të shënojë fitore, por mund të kemi edhe humbje edhe barazime”, ka thënë Thaçi, raporton Indeksonline.
Ai tutje ka thënë se Kosova ka ekip me perspektivë. “Jemi të bindur se sot pas këtij vendimi shumë futbolldashës i ftoj që t’i bashkëngjiten ekipes së vet nacionale, sepse askush nuk të jep dinjitet dhe krenari sesa kombëtarja jote”, ka thënë Thaçi.
Kosova sot u bë anëtarja fuqiplotë e UEFA-s, si shteti i 55-të.