Në ceremoninë e organizuar nga Zyra e Kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekorata e parë u nda nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni nga ‘Flaka’.
Filloi aktiviteti i ambasadës së Kosovës në Shkup, i pranishëm presidenti Thaçi.
Para pak çastesh filloi ceremonia e ndarjes së dekoratave të organizuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për personalitetet shqiptare nga Maqedonia me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip.
I pranishëm në këtë eveninent është presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa pritet të dekorohen lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ai i PDSH-së Menduh Thaçi, Bardhyl Mahmuti, Branko Manojlovski dhe shumë personalitete të tjera eminente nga Maqedonia. Bëhet fjalë për 118 personalitete.
Fillimisht u shfaq në video dokumentar i shkurtër mbi luftën në Kosovë, për të vijuar pastaj me fjalimin e tij, presidenti Thaçi. /Telegrafi/