Site icon Telegrafi

Hashani largohet nga Hajvalia

Ai sqaron situatën e ditëve të fundit dhe takimet me kryesinë. “Kam pritur derisa të vijnë pronarët e klubit për të biseduar personalisht me të dytë. E kemi diskutuar dhe ju kam treguar se si ka qenë situata dhe si jemi suspenduar. Po ashtu jua kam sqaruar situatën dhe komenteve rreth suspendimit. Unë e di që atyre iu ka transmetuar shumë më ndryshe sesa në fakt ka qenë realiteti.Prandaj, kjo ka qenë edhe arsyeja që unë nuk kam dashur asnjëherë të flas për media edhe pse kam pasur kërkesa shumë herë”, thotë mbrojtësi i spikatur për Arenën.

Tutje, Hashani bën me dije se gjashtë mujorin e ardhshëm në futbollin e Kosovës nuk do ta kalojë te Hajvalia, pavarësisht se me ta ka kontratë. Ai thekson se këtë ua ka bërë me dije edhe pronarëve të klubit. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version