“Ne po luajmë mirë, por gjyqtarët po na vjedhin pikët. Një gjë e tillë ndodhi me ndeshjen në Pejë. Megjithatë, ne nuk do të ndalemi dhe do të aplikojmë lojën tonë në çdo ndeshje, pa marrë parasysh se kundër cilës skuadre do të luajmë. Sa i përket takimit me Fushë Kosovën, mendoj që na ka munguar vetëm fati sepse raste kemi pasur shumë”, deklaroi ai.
Të kujtojmë që Hashani u largua përkohësisht nga Hajvalia gjatë afatit kalimtar të verës, por më pas iu bashkua sërish skuadrës. Hajvalia këtë xhiro luan në udhëtim kundër Ferizajt. /Tribuna/Telegrafi/