Armando Broja ka vazhduar shkëlqimin në futbollit anglez me fanellën e Southamptonit.
Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol, kësaj radhe në kuadër të Kupës FA, ku Southampton triumfoi me rezultat 3-1 ndaj West Ham United.
Reprezentuesi shqiptar u fut në fushë në pjesën e dytë dhe realizoi golin e fundit në këtë sfidë, një gol spektakolar pasi kaloi tre futbollistë të mysafirëve.
E për ndeshjen fantastike të shqiptarit ka folur edhe trajneri i Southampton, austriaku Ralph Hasenhuettl pas sfidës.
Tekniku austriak ka vazhduar me lëvdata për reprezentuesin shqiptar duke thënë se ai është një kërcënim për kundërshtarët sa herë është në fushë.
“Unë nuk kam detyrë të qëndroj në rrjetet sociale, por të jem trajneri i skuadrës dhe shoh çfarë këta djem më ofrojnë”.
“Nuk mund të flasim për besim në këtë skuadër nëse nuk tregojmë besim. Broja pati një ndikim pozitiv në lojë. Ai është një kërcënim me shpejtësinë e tij”, u shpreh Hasenhuettl.
20-vjeçari ka realizuar nëntë gola këtë edicion me fanellën e Southampton në të gjitha garat, teksa ka bërë edhe një asistim në 27 ndeshje. /Telegrafi/