Site icon Telegrafi

Hasanpapaj: Nga BE nuk kam parë akoma ndonjë deklaratë serioze që e dënon sulmin në veri

Juristi Bardhyl Hasanpapaj,  ka thënë se nga Bashkimi Evropian (BE) nuk ka parë akoma ndonjë deklaratë serioze që e dënon dhunën dhe sulmin në veri, sipas tij, “në mënyrën siç ajo e kishte merituar”.

“Nga Bashkimi Evropian (BE) nuk kam parë akoma ndonjë deklaratë serioze që e dënon dhunën në mënyrën siç ajo e kishte merituar, nuk shoh ndonjë veprim konkret nga Bashkimi Evropian deri tash që do të ishte proporcional me atë që ka ndodhur”, ka thënë Hasanpapaj në RTV Dukagjini.

“Për ne është e qartë rreziku që i është kanosë Kosovës është rrezik jashtëzakonisht i madh”, ka thënë ai.

Hasanpapaj ka thënë tutje se sulmi i fundit në veri, saktësisht në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit më 24 shtator, është sulm i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Lexo po ashtu ​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Derisa analisti Astrit Gashi, ka thënë se Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh politik duke e cilësuar edhe si “gabim trashanik”

“Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh i politikës së tretë të Serbisë në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Ky ka qenë dështimi i tyre më i madh”, ka thënë Gashi.

Gashi e ka cilësuar këtë si “gabim trashanik”.

Ai ka thënë se përmes sulmit në Banjskë, Serbia e ka “rikthyer” një pjesë të një imazhi të Serbisë që i ka bërë katër “luftëra të përgjakshme” në Ballkan.

Exit mobile version