Site icon Telegrafi

Hasanoviq fitues i etapës së dytë

Hasanoviq shtegun e gjatë 80 kilometra (Pejë – Prizren) e ka kaluar me kohë prej dy orësh, 20 minutave e 45 sekondave.

Hasanoviq pas vetes la kryesuesin e renditjes së përgjithshme, gjermanin Berger Heinrich (2:41.31). Në pozitën e tretë, përfundoi çiklisti i Kombëtares së Kosovës, Alban Nuha (2:23.59), njofton Koha.

Etapa e tretë e rrethit të Kosovës, do të mbahet të martën (sot), në shtegun kodrinoro-malor (Prizren-Prevallë-Brezovicë-Glloboçicë), të gjatë 80 kilometra. Në renditjen e përgjithshme të kësaj gare që po mbahet për herën e 13-të, prinë gjermani Heinrich i ekipit Profi-Line (5:04.31). /Telegrafi/
 

Exit mobile version