Site icon Telegrafi

Hasani: Zhvillimi ekonomik arrihet me partneritet

Në hapjen e panairit të përgjithshëm “Prishtina 2018”, i pranishëm ishte edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Ai tha se ky panair do të shërbej si urë lidhëse mes kompanive kosovare dhe atyre të huaja.

“Panairi është mundësi e mirë do të shërbej si urëlidhëse mes kompanive tona dhe të huaja. Kompanitë të shfrytëzojnë mundësinë që iu jep ky panair. Zhvillimi ekonomik arrihet përmes partneritetit. Ne ju sigurojmë bizneseve tona gjithnjë duke respektuar MSA në e CEFTA-në do ti luftojmë konkurrencën jo të barabartë. Do të trajtojmë barrierat me te cilat po ballafaqohen bizneset tona”, ka deklaruar Hasani.

Hasani ka folur edhe për masat mbrojtëse që janë marrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbrojtje të prodhimeve vendore.

“Ne, në MTI, kemi nisur reformat dhe jemi përqendruar në disa pika të forta që Kosovën ta bëjmë vend më të mirë për të bërë biznes. Njëkohësisht jemi duke punuar me shumë seriozitet për të zhvilluar potencialin e prodhimtarisë vendore duke u fokusuar në mbrojtjen e atyre sektorëve ekonomikë që ne konsiderojmë se po dëmtohet konkurrenca e padrejtë. Në këto konstatime kemi ardhur pas shumë hetimeve të detajuara të departamentit përkatës dhe gjithmonë duke respektuar kompetencat ligjore sa i përket mbrojtjes së tregut. Deri më tani kemi marrë tri masa mbrojtëse: në sektorin e bllokave, miellit dhe për produktet e qumështit. Do të marrim masa për çdo produkt që hyn në tregun e Kosovës pa paragjykuar prejardhjen e tij. Për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për biznes, ne po ashtu duhet të trajtojmë barrierat me të cilat ballafaqohen prodhuesit dhe bizneset tona, qoftë brenda apo jashtë Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version