Telegrafi

Hasani: Shqiptarët e Luginës t’i gëzojnë të drejtat njëjtë siç i gëzojnë serbët në Kosovë

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës që është situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, i cili njëherësh është edhe anëtarë i Komisionit për Administratë Publike, ka kërkuar që shqiptarët që jetojnë në
Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të gëzojnë të drejta ashtu si i gëzojnë serbët në Kosovë.

Ai ka treguar se pas vizitës që ka bërë me anëtarët e Komisionit për Administratë Publike në këto treva, janë njoftuar edhe me kërkesat që kanë pasur shqiptarët.

“Ata e kanë mundësinë e lëvizjes së lirë, por ata qëndrojnë aty në vendin e stërgjyshërve. Po bëhen 20 vite që ata nuk kanë dokumente. Aq të drejta që kanë serbët në Kosovë, tu jepet mundësia që të drejta të kenë edhe shqiptarët në Medvegjë”, ka thënë ai.

Hasani ka thënë se kërkesë e shqiptarëve të Preshevës ka qenë që ata të jenë pjesë e dialogut me Serbinë, por që sipas tij, këto janë çështje politike që vështirë që do të mund të realizohen. /Telegrafi/