Xhemajl Hasani Meli nga Nisma për Kosovën, ka thënë se gjatë mandatit të tyre qeverisës me Podujevën do të ndërtojnë kontejner nëntokësorë.
“Cilësia e jetës dhe shëndeti i qytetarëve varet prej mjedisit të pastër prandaj ne si Nismë jemi të fokusuar në këtë çështje duke i larguar deponitë e egra dhe duke i shtuar pjesët e gjelbëruara. Mbeturinat do ti largojmë duke ndërtuar kontejner nëntokësorë”, ka thënë Hasani-Meli. /Telegrafi/