Telegrafi

Hasani për përgjimet: Nijazi Kryeziu ka treguar karakterin e vet

Bujar Hasanit, emri i të cilit është lakuar nga Nijazi Kryeziu Sekretar i PDK-së në Prizren, në përgjimet me Adem Grabovcin që Insajderi ka paralajmëruar se do t`i publikoj, atij nuk i kanë bërë përshtypje. Hasani thotë se nuk dëshiron të merret me fyrjet që merr nga Kryeziu.

“ Nuk po më interson kjo punë hiq. Secili njeri e ka karakterin e vet.Ai e ka treguar karakterin e vet”, tha shkurt Hasani për “PrizrenPress”.

Në audio përgjimet, që Gazeta Insajderi ka paralajmëruar se do t`i publikoj dëgjohet Njazi Kryeziu duke e ofenduar rëndë Bujar Hasanin.

“Bujar Hasani… Ja q***ha Nanen Naitit, se Bujar Hasani është drejtor i LDK’së…”, thotë ai në një moment të bisedës me Grabovcin.

“Le ta q* nanën Naiti, bashkë më të”, vazhdon ofendonim, i njëjti, ndaj Hasanit.

Insajderi ka siguruar mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ishte hetuar nga EULEX-i.

Mirëpo Insajderi ka përzgjedhur përgjimet që lidhen me veprimet politike, ndërhyrjet në punën e Kuvendit dhe deputetëve, ndikimin ndërkombëtar mbi PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe votimin me çdo kusht të dy ligjeve të kontestueshme atë kohë: atë për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Hoqën e Madhe të Rahovecit./Telegrafi/